Arrestohen tre persona për kontrabandim me migrantë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për kontrabandim me migrantë

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë nën dyshimin për kryerje te veprës kontrabandim me migrantë, janë gjetur dhe sekuestruar shtatë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një tytë e armës, një thikë ushtarake, një çelës për pranga dhe një fluturake metali.

Në lidhje me rastin Policia ka arrestuar tre meshkuj nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të cekur.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat