11-vjeçarja detyrohet të martohet me përdhunuesin e saj

Kronikë e zezë

11-vjeçarja detyrohet të martohet me përdhunuesin e saj

Më: 30 maj 2017 Në ora: 10:56
ilustrim

Një vajzë është detyruar që të martohet me përdhunuesin e saj në moshën 11-vjeçare.

Sherry Johnson nga Florida tha se ajo është përdhunuar katër herë nga një anëtar i kongregacionit të kishës së familjes së saj kur ishte fëmijë. Si rezultat ajo mbeti shtatëzanë në moshën 10-vjeçare.

Hetuesit kanë filluar të bëjnë kërkime në lidhje me çështjen pasi ajo pretendon se familja e saj u përpoq që të mbrojë përdhunuesin duke e detyruar të martohej me të.

“Nëna ime më pyeti nëse dëshiroja që të martohesha dhe i thashtë që nuk e di se çfarë është martesa dhe nuk di të sillem si grua,”-ka thënë Johnson për New York Times. “Ndërsa ajo më tha që do të martohesha.”

Ajo është ndarë tashmë nga burri i saj me të cilin ka lindur 9 fëmijë dhe është shprehur se ka kaluar një jetë të tmerrshme.

Johnson ka shkruar edhe një libër me histornë e saj “Forgiving the Unforgivable”. Historia e saj ka frymëzuar përfaqësuesen shtetërore të Florida, Cynthia Stafford për të sponsorizuar një projekt-ligj për të shfuqëzuar ligjin për martesën e fëmijëve.

Florida është një nga 27 shtetet amerikane që lejon fëmijët e çdo moshe që të martohen me lejen e prindërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat