Ekonomistja grabitet në mes të ditës, 3 persona i prenë rrugën makinës

Kronikë e zezë

Ekonomistja grabitet në mes të ditës, 3 persona i prenë rrugën makinës

Më: 30 maj 2017 Në ora: 09:45
ilustrim

Ndonëse në mes të ditës, tre persona kanë guxuar që t’i presin rrugën një automjeti në kryeqytet e t’i marrin personave që ndodheshin në të një sasi parash. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth orës 12:30 të së hënës, në rrugën “Memo Meto”, tek ish “Restorant Durrësi”.

Burime zyrtare sqarojnë se kanë qenë tre persona të paidentifikuar, të cilët i kanë dalë para automjetit “Volksvagen”, me shofer një 31 – vjeçar me iniciale T. M dhe pasagjere një 33 – vjeçare, me iniciale A. P. Kjo e fundit mësohet se punon si ekonomiste në një firmë private. Autorët kanë arritur t’i marrin asaj me dhunë shumën monetare prej 1.000.000 Lekësh.

Policia e Tiranës thotë se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat