Greqi, i riu shqiptar gjendet i vrarë në mes të rrugës

Kronikë e zezë

Greqi, i riu shqiptar gjendet i vrarë në mes të rrugës

Më: 30 maj 2017 Në ora: 05:46
ilustrim

Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë, ditën e dielë por sot është identifikuar viktima që i përket një shtetasi shqiptar.

Sipas mediave greke krimi ka ndodhur në Kipseli të Athinës.

I riu shqiptar është gjetur rreth otës 5: 30  të mëngjesit nga kalimtarë të rastit me plagë të shkaktuara nga mjete të mprehta. Sipas ekspertizës shqiptari ka ndërruar jetë në ambulancë.

Policia greke ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen. Deri tani është hedhur poshtë pista e vrasjes për grabitje, por pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes pas një grindje për çështje personale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat