Kush është 39-vjeçari që u vra me thikë pas sherrit banal

Kronikë e zezë

Kush është 39-vjeçari që u vra me thikë pas sherrit banal

Më: 27 maj 2017 Në ora: 17:24
Roland Plaku

Nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga goditjet me thikë 39 vjeçari Roland Plaku dhe ka gjetur vdekjen në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku 39 vjeçari Edvin Gjini ka qëlluar me thikë shtetasin Roland Plaku (Personi ne foto), duke e lënë të plagosur

Ai u dërgua drejt Tiranës, për një ndihmë mjekësore më të specializuar, por nuk ka mbijetuar dot dhe ka gjetur vdekjen.

Polica ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e  armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat