Ngjarje e rëndë në Tiranë, 61 vjeçari humb jetën në mënyrë tragjike

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 61 vjeçari humb jetën në mënyrë tragjike

Më: 25 maj 2017 Në ora: 17:55
Ilustrim

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, e mesa duket qytetarët do duhet të mesohen, pasi nuk kalon asnjë ditë pa patur të tilla raste.

Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mustafa Dapi” në kryeqytet, 61 vjeçari me inicialet D.P është gjetur i varur në shtëpinë e tij. Trupin e kanë gjetur familjarët, të cilët kanë qenë të paaftë për të shpëtuar të dashurin e ture.

Policia ka nisur hetimet, por rrethanat që kanë çuar 61 vjeçarin drejt aktit të vetëflijimit mbeten ende të paqarta.

Rastet e vetëvrasjeve kanë kaluar thuajse në një rritje eksponenciale në Shqipëri. Ditën e djeshme në qytetin e Lezhës, një 19 vjeçare i dha fund jetës duke pirë insekticide. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, jeta e 19 vjeçares nuk mund të shpëtohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat