Plas sherri në autobusin e Kombinatit, pasagjeri thyen xhamin

Kronikë e zezë

Plas sherri në autobusin e Kombinatit, pasagjeri thyen xhamin

Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:39
Autobusi në Tiranë

Një pasagjer në autobusin e linjës së Kombinatit në Tiranë është konfliktuar me punonjësit e kësaj linje urbane.

Sikurse raporton policia, pasagjeri me iniciale M.P 35 vjeç ka thyer xhamin e autobusit.

Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Kavajës pranë Kishës Katolike. Kanë qenë pasagjerët e tjerë në këtë autobus që njoftuan policinë.

35-vjeçari me iniciale M.P nga Rrësheni është shoqëruar në polici për të sqaruar ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat