Digjet një objekt në Pejë

Kronikë e zezë

Digjet një objekt në Pejë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 13:14

Një furrë bukë është shkatërruar në Pejë si pasojë e djegies nga zjarri.

Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë lokalizimin e zjarrit.

Ende nuk ka ndonjë informacion për persona të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekspertët e zjarrit të cilët do të konstatojnë shkaktarin e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat