Therje me thikë në Gjilan dhe Mitrovicë

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Gjilan dhe Mitrovicë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 11:50
ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të therjes me thikë në territorin e Republikës së Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në Gjilan ku një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë ku po ashtu është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat