3 000 lekë për "një herë", e pësojnë keq të rinjtë në Sarandë

Kronikë e zezë

3 000 lekë për "një herë", e pësojnë keq të rinjtë në Sarandë

Më: 20 maj 2017 Në ora: 17:44
ilustrim

Është goditur një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit në Sarandë. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë dy të rinj dhe dy vajza të cilat ushtronin prostitucionin.

Të rinjtë janë shtetasit B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë. G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa vajzat që ushtronin prostitucionin janë A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat.

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh nëpërmjet metodave speciale, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit:

Më datë 19.05.2017, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj.

Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ushtrimi i Prostitucionit”, neni 113 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat