Supergoditja, kapen dy gomone shqiptare me 30 milionë euro kanabis

Kronikë e zezë

Supergoditja, kapen dy gomone shqiptare me 30 milionë euro kanabis

Më: 19 maj 2017 Në ora: 22:33
Ilustrim

Rikthehet fuqishëm trafiku i drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Mediat italiane kanë bërë të ditur pak minuta më parë se dy gomone me 3 ton kanabis sativa që ishin nisur nga Shqipëria janë kapur në brigjet e Leçes.

Në pranga janë vendosur 4 shqiptarë, skafistë të cilët ishin duke drejtuar gomonet e fuqishëm. Njëra prej gomone ishte e gjatë 9 metra dhe kishte dy motorë më 300 kuaj fuqi. Ajo është ndaluar në ujërat e Barit.

Policia ka gjetur në të 79 pako me kanabis që pas peshimit ka rezultuar të ishin në total një sasi prej 1708 kilogramë kanabis sativa.

Ndërkaq gomonia tjetër e ndaluar ishte e gjatë 8 metra dhe me dy motorë të fuqishëm. Në këtë gomone janë gjetur 77 pako me kanabis sativa me një peshë totale prej 1413 kilogramësh kanabis sativa.

Të dyja ngarkesat janë sekuestruar nga Guardia di Financa dhe janë dërguar në ruajtje, ndërsa mësohet se vlera e tyre në treg shkonte në 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat