Lëvizte i armatosur rrugëve të Tiranës, pranga 30 vjeçarit

Kronikë e zezë

Lëvizte i armatosur rrugëve të Tiranës, pranga 30 vjeçarit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 09:31
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës vuri në pranga një 30 vjeçar pas informacioneve se ky i fundit lëvizte me pistoletë në brez.

Skerdilajd Selimi, 30 vjeç, banues në Tiranë u vu në pranga pasi qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë.

Ai u arrestua në afërsi të Rrugës "Halit Bega", duke i sekuestrua pistoletën e markës "Mausur"

Materialet proceduriale i'u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat