Detaje të reja për personin që vdiq në Prishtinë

Kronikë e zezë

Detaje të reja për personin që vdiq në Prishtinë

Më: 16 maj 2017 Në ora: 11:48
Vendi i ngjarjes së rëndë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se personi që ka rënë nga banesa në Lagjen “Dardania” ka vdekur.

Zëdhënsia e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi ka humbe jetë.

“Policia e Kosovës rreth orës 10:00 është njoftuar se një person ka rënë nga një banës në Lagjen Dardania të Prishtinës, dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me ndihme e shpejt ku kanë konstatuar se një mashkull rreth 60 vjeçar ka humbur jetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat