Një përleshje mes dy personave ka ndodhur në Prishtinë, tek semaforët, afër Hotel “Grand”.
Njoftohet se një nga personat e përfshirë në rrahje është dërguar për trajtim në QKUK – ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
Në videon e xhiruar (me telefon), dëgjohen personat duke sharë e ofenduar njëri-tjetrin.
Policia ka qenë në vendin e ngjarjes, por ende nuk është bërë i ditur motivi i përleshjes.