U njohën në Facebook, por vajza nga Kamza përjeton tmerrin kur takon Xhevahirin nga Lezha

Kronikë e zezë

U njohën në Facebook, por vajza nga Kamza përjeton tmerrin kur takon Xhevahirin nga Lezha

Më: 15 maj 2017 Në ora: 13:41
ilustrim

Xhevahir G., 29-vjeçari nga Lezha është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi ka tentuar ta përdhunojë një 22-vjeçare nga qyteti i Kamzës mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në Kamzë dhe ishte vetë viktima, e cila e ka denoncuar lezhjanin në komisariatin Nr.5. I.R. është vajza që ka rënë pre e besimit tek Xhevahiri të cilin e kishte njohur në  Facebook.

Ndërsa ai po e përcillte në shtëpi me makinë ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me të, por pa dëshirën e 22-vjeçares. Vajza ka rrëfyer në komisariat që Xhavahir G. Ka ushtruar presion psikologjik dhe forcë fizike ndaj saj, ndërsa ajo po përpiqej të bënte rezistencë. Vajza ka nisur të bërtasë duke kërkuar ndihmë dhe në një moment, fatlum për të, ka arritur të hapë derën e makinës dhe t;’ia mbathë në drejtim të shtëpisë.

Ndërkohë 29-vjeçari i gjendur në panik i ka dhënë gaz makinës dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa vajza është paraqitur në Polici ku ka dhënë dëshminë dhe denoncimin.

Burime nga Policia njoftojnë që tashmë është identifikuar autori dhe është shpallur në kërkim për veprën “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë.

Pas njohjes virtuale, dy të rinjtë kanë shkëmbyer edhe numrat e telefonit dhe më pas bisedat e tyre kanë qenë edhe më të shpeshta. Ajo ka folur thuajse çdo ditë me të, por nuk e kishte takuar asnjëherë. Pasditen e së shtunës, 29-vjeçari i ka telefonuar asaj, duke i thënë se do të vinte nga Lezha për ta takuar. Vajza është bindur dhe e ka takuar për të pirë një kafe. Në kallëzimin e saj ajo sqaron se janë ulur për më shumë se një orë në një lokal në Kamzë. Më pas ajo shprehet se i ka thënë shtetasit Xhevahir G. se duhej të kthehej në shtëpi, pasi ishte bërë vonë. Djali i ka thënë se do ta shoqëronte me makinë deri afër shtëpisë dhe ajo ka pranuar. Por pak para se t’i afrohej shtëpisë, në një rrugicë të errët, ai ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, pasi ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. Megjithatë, 22-vjeçarja ka deklaruar se në një moment ka arritur t’i shpëtojë nga duart, ka hapur derën e makinës dhe është larguar me vrap”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat