Rrahje masive në Buqan të Pejës

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Buqan të Pejës

Më: 15 maj 2017 Në ora: 13:01
ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me dy viktimat meshkuj i kishin sulmuar fizikisht ata.

Policia ka njoftuar se si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore për çka edhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në fshatin Buqan të Pejës, dy ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat