Vritet një 60-vjeçar në Burrel

Kronikë e zezë

Vritet një 60-vjeçar në Burrel

Më: 15 maj 2017 Në ora: 02:30
Foto ilustrim

Një 60 vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Rukaj të Burrel.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasi H.Ll dhe nga të dhënat e para dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri.Mësohet se policia është njoftuar për vrasjen nga djali i viktimës. Sipas policisë, autorët e kanë thirrur viktimën dhe menjëherë sapo ai ka dalë nga banesa e kanë qëlluar me armë, të paktën katër herë mbi trupin e tij dhe më pas janë larguar me një automjet.  Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa janë ngritur edhe disa pika kontrolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat