Në incidentin që ndodhi në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, 56 vjeqari, Murat Kuçi, i nacionalitetit boshnjak, u qëllua me armë zjarri duke mbetur i vdekur në vend.
E familjarët thonë se i ndjeri nuk kishte probleme me askënd.
E rastin për Klan Kosovën përmes telefonit, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Ai ka bërë të ditur se menjëherë pas aktit është arrestuar një person i dyshuar, mashkull i nacionalitetit serb , me inicialet D.S 33 vjeçar.
Personi i dyshuar, armën me të cilën besohet se ka kryer vrasjen e ka hedhur në një vend tjetër, ndërsa prokurori i cili ka qenë në vendin e ngjarjes , vrasjen e ka cilësuar si vrasje të rëndë, por pa u përcaktuar motivet.
Trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar për obduksion, e pasditen e së shtunës u varros.
Ai ka lënë pas vetes gruan, tre djem, dhe një vajzë.