Vritet një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vritet një person në Mitrovicë

Më: 12 maj 2017 Në ora: 22:24
ilustrim

Një person i moshës 58 vjeçar, i nacionalitetit boshnjak, është vrarë sonte me thikë, bëjnë të ditur burime të KP.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në një kafene në veri të Mitrovicës, ndërsa viktima është qëlluar disa herë më thikë.

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ende nuk dihet motivi i vrasjes.

Viktima është Murat Kuçi, i cili ishte pronar i kafenesë ku është qëlluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat