Vrasja 20 vite më parë në ishull, arrestohet shqiptari në Greqi

Kronikë e zezë

Vrasja 20 vite më parë në ishull, arrestohet shqiptari në Greqi

Më: 11 maj 2017 Në ora: 18:08
Ilustrim

Një shqiptar, në kërkim për një vrasje të ndodhur rreth 20 vite më parë në ishullin grek Kos, është arrestuar.

Viktima është një grua 84-vjeçare, e cila është ekzekutuar më 3 korrik 1998, raportojnë mediat helene.

Ndaj 50-vjeçarit shqiptar, identitet i të cilit nuk bëhet i ditur, është ekzekutuar të mërkurën një urdhër-arrest në qytetin e Rodisit.

Ai është dënuar me 10 muaj burgim për vjedhje të kryera në Rodos në vitin 2006.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat