28-vjeçari nga Librazhdi i shkon në punë të dashurës dhe e dhunon

Kronikë e zezë

28-vjeçari nga Librazhdi i shkon në punë të dashurës dhe e dhunon

Më: 10 maj 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Dhuna ndaj gruas vijon të jetë një fenomen shqetësues në vendin tonë.

Rasti i radhës është regjistruar në Durrës ku një 28 vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Sipas policisë, Fatjon Koçi 28 vjeç, banues në Librazhd, në vendin e punës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases K.C. 19 vjeçe, banuese në Durrës. Materialet ndaj të riut i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat