Makina bie 30 metra në humnerë në Burrel, policia jep detaje nga aksidenti

Kronikë e zezë

Makina bie 30 metra në humnerë në Burrel, policia jep detaje nga aksidenti

Më: 9 maj 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Policia e Dibrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur në mesditë në Burrel.

Në vendin e quajtur "Ish teleferiku", sektori C, mjeti tip "Benz", me targa AA 360 BC, me drejtues Sh.Sh, 45 vjeç, ka dalë nga rruga duke rënë rreth 30 metra poshtë rrugës.

Në automjet udhëtonin gjithsej 5 veta, katër vëllezër dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, Sh.Sh, E.Sh, B.Sh, B.Sh, dhe D.Sh bashkëshortja e drejtuesit të mjetit. 

Policia sqaron se Sh.Sh, E.Sh, B.Sh dhe D.Sh  janë transportuar për në spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa B.Sh, është transportuar në Tiranë, në gjendje më të rëndë. Blutë e Dibrës bëjnë me dije se mjeti nuk ka rënë në liqen. 

Shkaku paraprak i daljes së mjetit nga rruga dyshohet  të  jetë humbja e kontrollit mbi automjet nga ana e drejtuesit si pasojë e lagështirës në rrugë. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të daljes së mjetit nga rruga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat