Varroset Ermal Kamberaj

Kronikë e zezë

Varroset Ermal Kamberaj

Më: 6 maj 2017 Në ora: 18:00
Varrimi i Ermal Kamberaj

Ermal Kamberaj, 24 vjeçi i vrarë mbrëmë në Mitrovicë, është varrosur pasdite në varrezat e Shipolit.

Është varrosur pasditen e sotme Ermal Kamberaj, i vrari mbrëmjen e djeshme në lokalin “Check In” të Mitrovicës, të cilin e menaxhonte.

Kufoma e Kamberajt është kthyer edhe njëherë në familjen e tij për përshëndetjen e fundit, pasi i janë kryer ritet fetare në xhaminë e varrezave të Shipolit.

Në varrim kanë marrë pjesë një numër shumë i madh i qytetarëve.

Gjatë ditës, punonjës të lokaleve tjera hoteliere të Mitrovicës paralajmëruan mbylljen e objekteve ku ushtrojnë veprimtarinë  e tyre të përditshme gjatë kohës së varrimit të Kamberajt në shenjë proteste për vrasjen e tij.

Lindrit Misini, pronari i ëmbëltores “Misini Sweets” tha për KALLXO.com se “Ermali edhe për ne, edhe për qytetin ka qenë shembull”.

Ermal Kamberaj vdiq mbrëmë në QKUK pasi sipas policisë u plagos me tre plumba.

Policia ende nuk ka arrestuar askënd për këtë vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat