Vdes i riu që u qëllua 10 herë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vdes i riu që u qëllua 10 herë në Mitrovicë

Më: 5 maj 2017 Në ora: 22:59
Pamje nga vendngjarja

(E plotësuar) - I riu me inicialet E.K. që u plagos sonte në mbrëmje në Mitrovicë, ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga burime të mediave në klinikën e Emergjencës në QKUK.

“Ai ka ardhur pa shenja jete në Emergjencë. Kemi bërë të pamundurën por ai kishte ndërruar jetë nga plagët e marra”, ka deklaruar ky burim.

I riu në Mitrovicë u qellua 10 herë

Një person është plagosur në Mitrovicë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa është dërguar në QKUK, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, bëjnë të ditur burime të KP.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:20 në njërin prej lokaleve afër urës së Ibrit në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti e ka konfirmuar rastin për KosovaPress dhe ka thënë se policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një armë zjarri, ndërsa nuk ka bërë të ditur detaje tjera.

KosovaPress mëson se i plagosuri është E.K. 23 vjeçar dhe është dërguar në QKUK për trajtim shëndetësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rendë. Të njëjtat burime njoftojnë se ai është qëlluar 10 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat