Të shtëna me armë në Tiranë, tentohet të vritet një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Tiranë, tentohet të vritet një person

Më: 4 maj 2017 Në ora: 19:31
Policia në Tiranë

Një tentativë vrasje ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme në rrugën "Xhanfize Keko", pranë Xhamisë.

Sipas policisë, është qëlluar me armë zjarri një person i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U., ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet pararake të kryera dyshohet se i plagosuri u qëllua nga një motor në lëvizje, me të cilën udhëtonin dy vetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat