Rrihet një person në Bajgorë

Kronikë e zezë

Rrihet një person në Bajgorë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 10:34
ilustrim

Policia e Kosovës raporton se dje në fshatin Bajgorë të Mitrovicës ka arrestuar tre të dyshuar pasi që dyshohet se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me një mjet të fortë viktimën, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, dhe gjendja e tij sipas mjekëve është stabile, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat