Tre persona të lënduar në aksidentin e rëndë në Leshan

Kronikë e zezë

Tre persona të lënduar në aksidentin e rëndë në Leshan

Më: 30 prill 2017 Në ora: 13:15
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Xhevat Ibra nga policia në Pejë e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se në këtë aksident janë lënduar tre persona dhe në mesin e të lënduarve është një femër.

Ibra ka thënë se më vonë do të lëshohet edhe komunikata me detaje të tjera. 

Aksident me të lënduar në Pejë

Një aksident i rëndë ndërmjet tri veturave ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Leshan të komunës së Pejës, ka njoftuar në Facebook gazetari Florent Zeqaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa shkaktar i aksidentit besohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë.

“Nje aksident i rend trafiku me te lenduar ka ndodhur ne keto momente ne fshatin Leshan, te Pejes. Te lenduarit jan derguar me ambulant per trajtim ne spitalin e Pejes. Shkaktar i ketij aksidenti ku kan qen te perfshira tri vetura ka qen mos pershtatja e shpejtesise.!”- ka njoftuar Zeqaj në Facebook.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat