Aksident me vdekje në Elbasan

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Elbasan

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:00
Pamje nga aksidenti

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një motor.

Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Domeniko Muho, 27 vjeç.

Ai fillimisht u nis me urgjencë drejt Tiranës, por ka ndërruar jetë rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar shoferi i mjetit “Ford”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat