Aksident me vdekje në Tiranë

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Tiranë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:05
Ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Ibë pranë kryeqytetit.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Vesel Banaj, 67 vjeç, i cili banonte në fshatin Ibë. Ndërsa një person është arrestuar pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit, që ka sjellë edhe aksidentin tragjik. Shkëlqim Matraxhiu, 60 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mëngjesit, konkretisht rreth orës 08:50 në fshatin Ibë, ku një makinë tip “Pezho” me targë AA031MD që drejtohej nga Matraxhiu, ka përplasur Banajn, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Pas aksidentit, Banaj është dërguar në spital. Por, ai nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën në spital.

Pas impaktit vdekjeprurës, Matraxhiu u largua për tu arrestuar nga efektivë të policisë pasditen e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat