Vrasja për një shuplakë, “arrest me burg” për të riun shqiptar

Kronikë e zezë

Vrasja për një shuplakë, “arrest me burg” për të riun shqiptar

Më: 25 prill 2017 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë caktoi këtë të martë masën e sigurisë “arrest me burg” për 19-vjeçarin Gani Tozaj, i cili dyshohet si një ndër autorët e masakrës së 20 prillit në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë.

Gjatë seancës, 19-vjeçari nuk ka thënë asnjë fjalë, ndërsa avokati i tij Vladimir Sadikaj i ka kërkuar trupit gjykues një masë më të lehtë, pasi sipas tij Tozaj nuk ka qenë personi që ka qëlluar me armë dhe nuk ka patur armë me vete.

Procesi gjyqësor për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është shtyrë pasi prokuroria duhet të zbardhë ngjarjen e plotë.

Në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja, ndërsa viktima Ergys Gjioveshi kishte 6 plumba në trup.

Sipas Gjykatës së Vlorës, përcjell tch, debati ka nisur për një shuplakë e cila më pas ka degjeneruar në përplasje me armë.

Po ashtu është shpallur në kërkim dhe personi si i dyshuari kryesor për vrasje, Aranit Kondaj, 37 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat