Tiranë: Pranga të kërkuarve për prodhim narkotikësh

Kronikë e zezë

Tiranë: Pranga të kërkuarve për prodhim narkotikësh

Më: 25 prill 2017 Në ora: 09:15
Policia shqiptare

Agjentë të policisë së Tiranës kanë arrestuar në orët e fundit dy persona të shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Vlorës nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka rënë edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor i të kërkuarve.

Në pranga kanë rënë shtetasit Kaman Lumani, 28 vjeç dhe banues në Përmet; Anastazios Extadakstilios, 29 vjeç, shtetas grek, banues në Sarandë; Mariglen Coha, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një operacioni në zonën e Yzberishtit, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Në zotërim atyre iu është gjetur edhe një kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat