Grabitje dhe përleshje në Tiranë, identifikohet një nga autorët

Kronikë e zezë

Grabitje dhe përleshje në Tiranë, identifikohet një nga autorët

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:55
Ilustrim

Një qytetar është përleshur me grabitësin, i cili tentoi të hynte me dhunë në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur sot në Tiranë, në rrugën "Kastriotët". Grabitësi tentoi të grabiste shtëpinë e 60-vjeçari A. V.

Pas përleshjes me grabitësin, qytetari me inicialet A. V., është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën

Policia thotë se ka bërë të mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje i cili është shpallur në kërkim. Ai është 26-vjeçari me inicialet R. M.

I riu në bashkëpunim dhe me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë tentuar te hynë me dhunë në banesën e shtetasit A. V., dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi ishin përleshur me pronarin e shtëpisë.

Po punohet për kapjen e tij, dhe identifikimin e autorit tjetër. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat