Digjet një shtëpi në Prishtinë

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Prishtinë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 11:42
ilustrim

Është djegur kati i dytë i një shtëpie në Prishtinë rreth orës 17:05, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës thotë se zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

“Ankuesi, shqiptar, ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së tij. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat