Aksidenti fatal në Tiranë, identifikohet vajza që humbi jetën nga përplasja

Kronikë e zezë

Aksidenti fatal në Tiranë, identifikohet vajza që humbi jetën nga përplasja

Më: 22 prill 2017 Në ora: 23:06
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, pranë Tregut Elektrik, ku si pasojë ka gjetur vdekjen Gjystina Shpani (Picaku) e moshës 48-vjeçe.

Mësohet se vajza është përplasur nga një automjet tip "Audi A 4", i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Vajza, ende e paidentifikuar, ka pësuar dëmtimë të rënda trupore duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë  për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeje.

Dëshmitarët e pyetur në vendngjarje nga policia, thanë se nuk kanë mundur të identifikojnë dot targën e automjetit të larguar me shpejtësi.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat