Aksident në autostradë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në autostradë, dy të lënduar

Më: 21 prill 2017 Në ora: 21:48
ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen e sotme në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, në kilometrin 26-të të autostradës në drejtimi të Vermicës.

“Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime dhe sipas mjekëve lëndime e tyre janë të lehta”, ka theksuar Kelani dhe ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.

Derisa policia nuk bënë të ditur shkaqet e aksidentit, burime të KP bëjnë të ditur se shkaku i aksidentit është pëlcitja e një gome të kamionit, i cili pastaj është rrokullisur në anën tjetër të rrugës dhe ka goditur një veturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat