Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentatit.
Nga se bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në Ishull Shëngjin, në fshatin Sakë, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar dhe ka plagosur me armë një 38-vjeçar me inicialet A. M.
Atentati ka ndodhur në afërsi të banesës së 38-vjeçarit, ku për shkak të errësirës ai nuk e ka dalluar autorin.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Lezhës, dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, policia e Lezhës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.