Transportonte cigare kontrabandë, ndalohet shtetasi nga Kosova në Morinë

Kronikë e zezë

Transportonte cigare kontrabandë, ndalohet shtetasi nga Kosova në Morinë

Më: 18 prill 2017 Në ora: 09:15
Cigare te kontrabanduara

Një shtetas nga Kosova është ndaluar mëngjesin e sotëm në doganën e Morinës, pasi u kap duke transportuar cigare kontrabandë të llojit Trokadero.

Policia ka ndaluar Islam Haxhimurati, pasi gjatë kontrollit të mjetit me targë 07876AD të drejtuar nga ky shtetas u gjetën dhe sekuestruan (1000 pako) cigare kontrabandë.

Islam Haxhimurati akuzohet për veprën penale “Kontrabandë mallrash”. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të implikuar të tjerë në këtë veprimtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat