Shpëton për mrekulli nëna e dy fëmijëve në Vlorë, 33-vjeçari tenton të vrasë të dashurën

Kronikë e zezë

Shpëton për mrekulli nëna e dy fëmijëve në Vlorë, 33-vjeçari tenton të vrasë të dashurën

Më: 16 prill 2017 Në ora: 12:47
Qeriman Manaj

Është parandaluar një krim brenda familjes mëngjesin e sotëm nga Policia e Vlorës. Një 33-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Qeriman Manaj bashkëjetojnë prej disa kohësh me 29-vjeçaren Sh.Sh, nënë e dy fëmijëve, të cilët i kishte nga një martesë tjetër.

Mësohet se konflikti mes çiftit ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur të 29-vjeçares.

Sapo është sinjalizuar për ngjarjen, policia ka mbërritur në banesën e tyre, dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 33-vjeçarin Qeriman Maraj.

I riu është shoqëruar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat