Ky është 17-vjeçari shqiptar i vrarë në Matkë të Shkupit

Kronikë e zezë

Ky është 17-vjeçari shqiptar i vrarë në Matkë të Shkupit

Më: 16 prill 2017 Në ora: 07:58
17-vjeçari shqiptar i vrarë në Matkë

Një përleshje mes dy të rinjve ka përfunduar me vrasje. Dje rreth orës 15:00 në hyrjen e fshatit Matkë në Komunën e Sarajit, është vrarë me thikë një 17 vjerçar nga Saraji. Ngjarjen për TV SHENJA e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në komunikatë organet e rendit njoftojnë se viktima është goditur në pjesën e kraharorit.

“Sot rreth orës 15:00 në hyrje të fshatit Matkë- Shkup, pas mosmarrëveshjes paraprake dhe përleshjes fizike E. A. i lindur në vitin 1998, nga fshati Shishovë ka therrur me thikë H.I i vitit (2000) nga fshati Saraj, në pjesën e gjoksit, duke e lënë të vdekur në vendngjarje. Autori është kapur menjëherë dhe është dërguar në stacionin policor Gjorçe Petrov”, kanë thënë nga MPB.

Nga MPB thonë se informata më të detajuara do të japin pas përfundimit të hetimeve, ndërsa ekipet e policisë ndodheshin në vendin e ngjarjes duke bërë edhe obduksionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat