Aksidentohen 3 adoleshentë shqiptarë, humb jetën njëri

Kronikë e zezë

Aksidentohen 3 adoleshentë shqiptarë, humb jetën njëri

Më: 15 prill 2017 Në ora: 18:45
Aksidenti tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit. Tre adoleshentë shqiptarë që udhëtonin me një automjet tip “Golf” në Itali janë aksidentuar si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Mësohet se njëri prej tyre ka humbur jetë. Ende nuk dihen identitetet, por policia italiane thotë se i riu që ka humbur jetën është 17 vjeç. Dy të tjerët janë plagosur dhe janë të moshave 20 dhe 19 vjeç.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Rivergaro të Piaçencës.

Mësohet se automjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe teksa kthehej nga një party. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat