Zbulohet shuma, ja sa para u vodhën në biznesin e madh në autostradë

Kronikë e zezë

Zbulohet shuma, ja sa para u vodhën në biznesin e madh në autostradë

Më: 14 prill 2017 Në ora: 22:59
Ilustrim

Një sasi e konsiderueshme parash është vjedhur nga një kompani që i ka zyrat në kilometrin e 5-të autostradës Durrës-Tiranë.

Burime kofidenciale nga policia e Durrësit, kanë bërë me dije se “në zyrën e financës kanë marrë 17.000 euro, 1.000.000 lekë (të reja) si dhe mjetin tip “Citroen”, me targë AA027PS, që ishte i parkuar në parkingun e firmës”.

Firma e vjedhur merret me prodhimin e materialeve të ndërtimit si: koll, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushëse, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi.

Ende nuk ka asnjë arrestim lidhur me rastin.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me rastet, ndërsa tani, çështjen po e ndjek Prokuroria e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat