Policia në Pejë ndalon një veturë dhe në të gjen marihuanë dhe një armë

Kronikë e zezë

Policia në Pejë ndalon një veturë dhe në të gjen marihuanë dhe një armë

Më: 14 prill 2017 Në ora: 21:00
Gjykata themelore ne Peje

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, ka njoftuar sonte se gjatë një pike të kontrollit në rr.”Agim Qelaj” në Pejë, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën ‘Shkoda’ me targa vendore dhe gjatë kontrollit të veturës në një pako të cigareve është gjetur substancë e dyshuar narkotike, ndërsa nën timon të këtij automjeti është gjetur një armë e tipit ‘EKON Tuna’ e kalibrit 8 mm, një karikator dhe tre fishek te kalibrit 6.35mm.Po ashtu gjatë kontrollit në një çantë krahu është gjetur edhe një armë e tipit ‘Ekol Tuna’, e kalibri 8 mm më një karikator të zbraztë.

Armët dhe substanca e dyshuar janë konfiskuar,të dyshimtit janë arrestuar, pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit dy të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat