Policia publikon pamje të autorit të vrasjes së Artan Cukut

Kronikë e zezë

Policia publikon pamje të autorit të vrasjes së Artan Cukut

Më: 14 prill 2017 Në ora: 19:49
Pamjet nga vrasja e Artan Cukut

Policia e Tiranës ka publikuar pamje të autorit të dyshuar të vrasjes së ish-drejtuesit të policisë, Artan Cuku, ngjarje e ndodhur më 8 prill.

Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve që të çojnë në “Rrugën e Kosovarëve” ku banonte komisari.

Nga pamjet e publikuara nga policia, personi duket i veshur me tuta sportive dhe mban në kokë një kapele të bardhë që i mbulon fytyrën.

Policia shpreson që qytetarët mund ta identifikojnë edhe nga të dhëna të tjera dhe për këtë ka vënë në dispozicion një nr telefoni.

Për çdo informacion të vlefshëm në tavolinë është vënë edhe një shërblimi prej 3 milionë lekësh, por sipas burimeve nga blutë e kryeqytetit shuma mund të rritet në ditët në vijim deri në 10 milionë.

Ndërkohë, hetimet për vrasjen e bujshme, po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimet thonë burimet janë fokusuar në 3 pista, ajo për shkak të gjakmarrjes, për shkak të detyrës dhe pista për shkak të konflikteve në fushën e policive private, ku i ndjeri Cuku administronte një shoqëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat