Sekuestrohen 600 kg marijuanë në pranga 2 shqiptarë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 600 kg marijuanë në pranga 2 shqiptarë

Më: 14 prill 2017 Në ora: 11:29
Marijuanë

Një sasi prej 600 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia italiane në Bari, në brigjet e Monopoli. Ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarët 35- vjecari me inicialet H.R dhe 26 vjec me inicialet D.B.

Shqiptarët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg do të arrinte vlerën prej 6 milionë eurosh. Lënda narkotike po transportohej me anë të një gomone, dhe në momentin e arrestimit shqiptarët thanë se ndodheshin në det prej disa ditësh për shkak se kishin problem me motorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat