Vrasja, flasin fqinjët e familjes Arapi: Ja si e njihnim Agimin

Kronikë e zezë

Vrasja, flasin fqinjët e familjes Arapi: Ja si e njihnim Agimin

Më: 14 prill 2017 Në ora: 07:48
Agim Arapi

Të  afërm e të njohur të familjes Arapi janë mjaft të indinjuar nga vdekja e parakohshme e 60-vjeçarit Agim Arapi, pas konfliktit me dy vëllezërit Ekonomi.

Sot viktima është përcjellë për në banesën e fundit në orën 10 të paradites, ndërsa të gjithë të afërmit dhe fqinjët që i njihnin, deklarojnë se sherri kishte kohë që vijonte, dhe kjo ngjarje ka shaktuar mjaft reagim tek ata.

"Familja Arapi, Agimi dhe bashkëshortja Shpresa njihen për njerëz të qetë dhe fisnikë. Na ka indinjuar kjo ngjarje, Agimi ishte i shkëlqyer, kjo është ngjarje shumë e shëmtuar dhe e rëndë"- thonë të njohurit e tyre.

Mjekësia ligjore ka dalë në përfundimin se 60-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve që ka pasur me zemrën dhe nuk ka përballuar dot goditjet me grushta të autorëve. Sipas policisë, palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta dhe për motive të dobëta (për një tub aspirimi).

Autorët e arrestuar dhe shtetasi Jurgen Kurti, i shoqëruar parmbrëmë nga Efektivet e Policisë (por që u la i lirë), i detyroheshin viktimës që t’i paguanin një shumë parash prej 13 000 lekësh të reja për tubin e aspirimit. Viktima ia ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi. Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta. Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët). Për këtë konflikt duket se kanë qenë në dijeni edhe fqinjët e viktimës, të cilët shprehen të indinjuar për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat