Ferizaj, arrestohen katër persona për prostitucion

Kronikë e zezë

Ferizaj, arrestohen katër persona për prostitucion

Më: 13 prill 2017 Në ora: 11:57
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ferizaj, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ka realizuar një kontroll në një lokal nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme.

Me këtë rast NJHTQNJ-ja ka bërë arrestimin e katër personave, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale: mundësim ose detyrim në prostitucionit dhe  ofrim i lokalit për prostitucion.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: R. B.  1966 , G. Sh.  1993, A. Sh 1983  dhe S. R,  1960.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat