Vrasja e picierit në Durrës ndodhi për 13 mijë lekë

Kronikë e zezë

Vrasja e picierit në Durrës ndodhi për 13 mijë lekë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 08:49
Ilustrim

Pronari i picerisë, 58-vjeçari Agim Arapi u qëllua me sende të forta nga tre persona mbrëmjen e së martës duke humbur jetën.

Policia vuri në pranga tre autorët e dyshuar: Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, të dy vëllezër, dhe Jurgen Kurtin i cili është dhëndri i Kostandinit.

Vëllezërit Ekonomi kanë një piceri dhe kishin nënshkruar një marrëveshje me Arapin që tubat e ajrimit të picerisë të kalonin në pronën e viktimës, një dyqan ushqimor.

Për këtë 58-vjeçari do të paguhej 13 mijë lekë të reja në muaj. Ky detyrim nuk është shlyer muajt e fundit dhe mes palëve ka nisur një konflikt.

Mes palëve ka nisur fillimisht një sherr verbal që ka degjeneruar në sende të forta. Trupi i Agim Arapit është dërguar në morgun e spitalit ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat