Keqpërdorën 600 mijë euro – tre persona dalin para gjykatës

Kronikë e zezë

Keqpërdorën 600 mijë euro – tre persona dalin para gjykatës

Më: 11 prill 2017 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Në llogarinë zyrtare në Facebook kanë të publikuara fotografi duke ndihmuar fermerët me pajisje e bagëti.

Por, shumë prej këtyre të fundit po ankohen se i mashtroi organizata joqeveritare Qendra për Avokim e Diplomaci duke u marrë para të majme në emër të participimit. Organet kosovare të ndjekjes po dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 600 mijë euro.

Për këtë shkak Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër Valmir Hajrullahut, Freskim Bucaj e Saranda Dobruna, udhëheqës të kësaj organizate me dyshimin se kanë kryer mashtrim dhe “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të pa ligjshëm”.

Pasi u janë bartur mjetet në xhirollogari ata i kanë tërhequr paratë gjoja se kanë marrëveshje me komisionin evropian. Në këtë mënyrë janë mashtruar rreth 60 fermerë të cilët i ka intervistuar prokuroria.  Të martën pasi iu lexua aktkuaza, të tre të dyshuarit nuk e pranuan fajësinë.

Mbrojtja e Valmir Hajrullahut, vlerëson se prokuroria nuk ka bazë të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë.

Me kërkesë të palës mbrojtëse, kryetari i trupit gjykues, Vehbi Kashtanjeva, refuzoi që të akuzuarit Valmir Hajrullahu ti hiqet masa e arrestit shtëpiak, e dy të akuzuarve të tjerë masa e paraqitjes në polici deri në një vendim të radhës. Seanca e radhës do të mbahet më 18 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat