Policia jep detaje për vdekjen e 45 vjeçarit në Prizren

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e 45 vjeçarit në Prizren

Më: 11 prill 2017 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Në mëngjesin e së martës një punëtor i një ndërmarrjeje private ka vdekur aksidentalisht në vendin e punës në Prizren.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke thënë se punëtori ka vdekur pasi aksidentalisht është mbuluar nga dheu gjatë punimeve në një kanal të hapur.

Viktima i moshës rreth 45 vjeçare ishte dërguar në spital pa shenja jete.

“Në orët e paradites është marrë një informacion se në rrugën “Shotë Galica” gjatë kryerjes së punimeve në një gropë të thellë mbi 3 metra, dheu e ka zënë një punëtor. Viktimën e kanë nxjerrë nga dheu punëtorët që kanë qenë aty afër. Emergjenca e ka transportuar në spital, mirëpo sipas mjekëve viktima ka qenë pa shenja jete. Rasti është iniciuar si vdekje aksidentale. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat