Tmerr: Detyrohet ta shoh të dashurën tek përdhunohet nga një refugjat

Kronikë e zezë

Tmerr: Detyrohet ta shoh të dashurën tek përdhunohet nga një refugjat

Më: 10 prill 2017 Në ora: 08:18
ilustrim

Një grua 23 vjeçare, u përdhunua në Rezervën Natyrore Siegaue, afër qytetit Bonn në Gjermani.

Një refugjat nga Ghana është arrestuar sepse kishte tërhequr zvarrë një grua të re nga tenda e saj, ku kishte ardhur për të bërë kamping me të dashurin dhe pastaj e kishte përdhunuar, raporton DailyMail.

Çifti i ri ishte dukë bërë kamping në veri të qytetit gjerman, Bonn, kur ata ishin sulmuar nga një burrë me thik rreth orës 12:30.

I dashuri ishte detyruar ta shikojë sulmuesin përderisa ai ia dhunonte të dashuren 23 vjeçare.

26 vjeçari pastaj kishte njoftuar policinë dhe i dyshuari është arrestuar.

Përdhunuesi është një 31 vjeçar azilkërkues, që vie nga shteti i Ghanës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat